Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës; Gjykata e Beratit vendos “arrest shtëpie” për 55-vjeçarin,kjo nuk eshte e drejte ai duhet varur

Ditën e sotme 55-vjeçari Adriatik Çela, i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje, ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij.

Prokurori Dritan Gripshi ka qenë ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme, për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes, ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimi mjekësor të 13-vjeçares.

Mësohet se 55-vjeçari Adriatik Çela nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën dhe se këto akuza të turpshme janë shpifje dhe trrillimeve të familjarëve të saj,me të cilët është prej disa vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.

Konfiktet e tyre janë shoqëruar edhe konfrontikeme fizike mes dy familjeve, koshminj dhe farefis me njëri-tjetrin. Këto konflikte janë pasuar edhe me një kallzim penal për rrahje ndaj të akuzuarit Adriatik Çela.

 

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *