Burak takohet me prindërit e Selinës dhe i kërkon falje. Nëna e Selinës i zbulon Burakut se çfarë Selin mban në dhomën e fshehtë. Ajda dhe Ibo mbeten vetëm dhe kalojnë momente romantike. Selin dhe Demir nuk heqin dot mendjen nga njëri-tjetri dhe tani që nuk jetojnë bashkë komunikojnë me mesazhe.

Demirit i bëhet qejfi që Selin kujdeset për të. Vedat i tregon Selinës se babai i Demirit po vjen për ta vizituar atë. Selin shqetësohet pasi edhe prindërit e saj ndodhen në shtëpi. Për më tepër Demir nuk hap telefonin. Selin shkon në hotelin ku po qëndron Demir në mënyrë që ta lajmërojë.

Demir kur mëson këtë vihet në lëvizje për të mos e lejuar të atin të vijë. Ai nxehet kur mëson se Selin i ka treguar shoqeve të saj se ata jetojnë bashkë. Alara i gjen bashkë në dhomën e hotelit Demirin dhe Selinën. Selin dhe Alara e keqkuptojnë situatën. Selin largohet e mërzitur teksa prindërit e saj bëjnë namin kur nuk e gjejnë në shtëpi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here