Alarm në kufirin me Shkodrën, zhduket në rrethana misterioze polici i anti-drogës –

Humb ne rrethana misterioze Rudolf Elezoviq ish shef i policise se Ulqinit.

Humbja e tij ka ndodhur ne kufirin mes Shqiperise dhe Malit te Zi ne zonen mes Fshatrave Pentar dhe Reç.

Ai mesohet se kohen e fundit ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policine e kufirit te Malit te Zi. Humbja e tij ka ngritur ne kembe edhe policine Shqiptare ku mesohet se ne bashkepunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut ne dy anet e kufirit.

Elezoviq ish drejtor i policise se ulqinit qe nga data 27 maj ka humbur cdo kontakt me familjen.

Rudolf Elezoviq disa here kohen e fundit ka kalu kufirin mes shqiperise dhe malit te zi ne baze edhe te marrveshjeve dy paleshe.

Ndersa mesohet se kontaktin e fundit e ka pasur me nje te aferm te tij mbremjen e 27 majit dhe se ka pritur qe ne afersi te zones se Pentarit ne lumin Buna nje person te vij edhe ta marr qe ta transportoj me varke ne anen r Malit te Zi dhe nga ai moment ka humbyr çdo kontakt.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *