Alban Musa ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku nuk erdhi vetëm. Bashkë me të pjesë e intervistës ishte edhe vajza e tij 4 vjeçare Amila. Teksa rrëfeu për jetën e tij mes mes dy profesionesh si aktor dhe moderator, prezantuesi i njohur foli më shumë edhe për raportin me të voglën e tij me të cilën u shfaq për herë të parë në ekran. Albani tregoi se në karakter ajo është fiks ai. “Në karakter është shumë si unë. Mami është më e qetë, më e shtruar. Unë kam qenë ekspresiv”, u shpreh moderatori. Ndërkohë ai rrëfeu se me Amilën ka një problem të vogël për të cilin u shqetësua aq shumë sa foli edhe me një leokopede, e cila më pas i tha se është diçka normale. “Kemi një problem të vogël që mendojmë anglisht. Fëmijët e motrës sime janë të lindur në Angli dhe flasin anglisht. Me Amilën e kemi pasur këtë problem sepse fjalitë duket sikur i mendon anglisht dhe e përkthen në shqip”.

Më pas Albani tregoi se kur mësoi lajmin se do të bëhej baba, një shtatzëni që ai dhe bashkëshortja e prisnin, moderatori donte djalë. “Nuk e mora shumë me entuziasëm. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetën time, nuk ka bekim më të madh. Lum ai që ka vajza”, u shpreh ai.

Përsa i përket prindërimit aktori tha: “Nuk mund të them që jam prind perfekt, kam hequr dorë nga shumë gjëra për të qenë pranë vajzës dhe prezent në jetën e time bije. Kam lënë projekte pas dore. Doja që të paktën në vitet e para të jetës të isha prezent dhe ajo në memorien e saj kur të rritet të ketë parasysh që babi ka qenë aty”. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here