Pas fitores në “Kënga Magjike”,  Alban Ramosaj tregoi në një intervistë se “Thikat e mia” është dedikim për një vajzë spanjolle. Artisti u shpreh se si në çdo histori spanjolle fundi është dramatik, duke shtuar se thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Por si e ka pritur këtë ish-partnerja e tij? Në një intervistë për revista “Class” artisti tha se vajzës në fjalë kënga i ka pëlqyer dhe se ia kanë përkthyer shoqet shqiptare.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë. Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, u shpreh Albani.

Sakaq, Albani rrëfeu se tashmë është shpërngulur në Turqi duke premtuar surpriza të mëdha, por nuk ka dhënë asnjë detaj. (KLIKO)

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here