Aleksandër Gjoka probleme me shëndetin, dërgohet me urgjencë në spital. Ja gjendja e tij –





Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë teksa po kendonte në natën e dytë të Festës së Miqësisë, në Berat.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *