Aleksia reagon për herë të parë pas videos së Romeos me vajzën bionde





Ndërkohë që video ku Romeo Veshaj shfaqet duke u puthur në rrugët e Barcelonës me një vajzë bionde vazhdon të qarkullojë në internet, të gjithë janë kuriozë të dinë si ndihet Aleksia Peleshi e çfarë mendon ajo në lidhje me situatën. Ish-e dashura e aktorit ka reaguar sot për herë të parë përmes një statusi në InstaStory ku shkruan: “Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzione kot se më mbytët me këto aludime. Çdo histori ka një histori tjetër nga pas. Gjithçka është mirë”. Aleksia e ka shoqëruar postimin me një foto ku shfaqet e buzëqeshur dhe na ka lënë të gjithë të kuptojmë se marrëdhënia e saj me Romeon është ende e mirë.

Sipas “Iconstyle.al” vajza bionde në video quhet Eriketa dhe jeton në qytetin katalanas pasi e ka vendosur edhe në bion e saj në Instagram. Gjithashtu ajo e ndjek Romeo Veshaj në Instagram. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *