Alfred Cako: Edi Rama do përfundojë në Guantanamo sepse Donald Trump…

0
228

This post has already been read 71 times!

TIRANE

“ Rrethi katror”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e cila në fokus ka debatin konstruktiv.

Një ndër të ftuarit ishte dhe konspiracionisti Alfred Cako, i cili argumentoi se sipas tij kryeministri Rama mund të përfundojë në Guantanamo (qytet në Kubë), kjo si një shenjë ‘hakmarrje nga’ Presidenti Trump.

“Shqipëria që drejtohet nga ‘Rilindasit’, ashtu si vendet e tjera të cilat kanë rënë pre e ‘Iluminatit’, është e lidhur me projektin e OBSH-së. Por nën influencën e Thaçit, i cili ka qenë i lidhur me ‘Iluminatin’, Edi Rama ka filluar ta ndryshojë pak pozicionin dhe nuk flet më kundra Trump, sepse Trump i ka kërcënuar.
Obama gate është një skandal i krijuar si projekt për Obamën për një vizitë që ka bërë me Renzin në 2015 dhe shërbimet sekrete italiane e nxorën për çfarë u bisedua.

Janë mobilizuar një grup politikanësh të Ballkanit mes të cilave janë është edhe Edi Rama, për të ndërhyrë në kundërshti me Kushtetutën Amerikane kundër Trump. Edi Rama është përpjekur të intimidojë zgjedhësit shqiptar duke folur tek CNN mos gaboj.

Nuk është çudi që në qoftë se ai do të fitojë, do të nënshtrojë Kinën dhe do të fillojë të merret me Obama gate dhe unë besoj se do t’ia arrijë, sepse Trump ka gjithmonë me vete ku shkon një valixhe të kohës. Dhe Trump të gjithë politikanëve që shkon, i thotë me kë do të bëheni me këto që kanë humbur në 2030, 2040 më 2050 duke treguar që ‘Iluminati’ është mundur.

Ai ka arritur që kryeministrin e Izraelit ta bëjë për vete. Ka shumë mundësi që këta që janë futur në Obama Gate si Rama të përfundojnë në Guantanamo (Kubë)”, tha Cako.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here