Alma Bektashi ndahet nga bashkëshorti, zbulohet arsyeja e fortë që i çoi drejt divorcit



Këngëtarja shqiptare Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës së saj pas 25 vitesh, sipas “Panorama Plus”. Alma ka qenë e rezervuar gjithnjë për jetën e saj personale dhe rrallë e shohim në intervista. Megjithatë, ajo kishte treguar se jeta e saj është e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës pasi partneri, Sokoli, është nga Tirana. Po e njëjta media, “Panorama Plus” shkruan se shkaku që i ka çuar drejt divorcit ka qenë shumë i fortë. Raportohet se Sokoli ka tradhtuar artisten dhe ka krijuar një lidhje jashtëmartesore. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe Orest. Vlen të theksohet se asnjëri prej tyre s’ka reaguar ende lidhur me këto lajme.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *