Altin Basha i “Portokalli” thumbon Mamaqin: Ermali u largua se shkoi mbas fustanit nuses…

0
137

This post has already been read 133 times!

Regjisori Altin Basha i pyetur për rivalitetin që i bën spektaklit te humorit qe ai drejton qe prej vitit 2003, një ish-aktor i tij si Ermal Mamaqi, ceku dhe debatet e kohëve të fundit për ikjen e aktorëve.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”- tha ai në një forum në Uet.

Po megjithëse drejton një prej spektalet më të ndjekura në vend a ka ndonjë peng Altin Basha për karrierën e tij, ndoshta si regjisor jashtë Portokallisë?

Në një farë mënyre ai thotë se ndihet i plotësuar me angazhimin si pedagog duke kërkuar dhe një lloj balance për pasionin e tij për teatrin me anë të punës në spektaklin e humorit ose siç ai e perifrazon ; “Portokallia është një lloj ure mes asaj që do doja të bëja në teatër dhe asaj që të “detyron” realiteti të bësh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here