Departamenti Amerikan i Shtetit i njeh zgjedhjet në Shqipëri si legjitime dhe i bën thirrje opozitës shqiptare të njohë rezultatin.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim poston mesazhin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për garën e fortë.

“Ne urojmë kryeministrin Edi Rama si dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhje.

Gjithashtu urojmë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha që udhëhoqi një fushatë të fortë duke i dhënë zë shumë qytetarëve si dhe duke dhënë shpresë. Më me rëndësi, urojmë qytetarët shqiptarë, që folën qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, liderat duhet të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e shqiptarëve.

Presim të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Ne konstatojmë raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe presim raportin final, që duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, thuhet në mesazh.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here