Ambasadorja Kim kalon fundjavën në Vlorë, përshëndet me nje foto

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka zgjedhur që këtë fundjave ta kalojë në Vlorë.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj “Instagram”, ku shfaqet me disa të moshuar që banojnë në qytetin bregdetar.

Krahas fotos, ajo përshëndet edhe ndjekësit e saj: “Mirëdita nga Vlora”.

Kujtojmë se një ditë më parë, po nga ky qytet, ambasadorja Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”.

Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *