Ana 1 përballet me Fationin: “Më fal, kam bërë 100 gabime!”

 

Në fillim të “Për’puthen” Ana 1 dhe Fationi ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje u mendua se ata mund të dilnin edhe çift së bashku nga programi. Mirëpo, më pas gjërat mes tyre u ftohën dhe Fationi filloi të shoqërohej me Melisën kurse Ana me Atdheun. Para daljes së Anës, dyshja patën përplasje të ashpra me njëri-tjetrin, teksa më pas në rrjetet sociale u pa se gjërat mes tyre ishin rregulluara sepse nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin sj shokë.



Ditën e sotme të ftuar në “Për’puthen Reunion”, ata janë përballur me njëri-tjetrin. Fationi është shprehur se historia e tyre ka mbaruar me kohë dhe se nuk ka arsye që të ketë një ballafaqim mes tyre. Nga ana tjetër, Ana e ka pyetur se përse i ka bërë unfollow, ndërsa ai nuk ka preferuar që t’i përgjigjet. Në fund ajo i kërkoi falje duke u shprehur se ka bërë shumë gabime.

Fatjoni: Historia jonë nka mbaruar me kohë dhe mu duke e pakuptimtë.

Ana: Pse më ke bërë unfollow?



Fatjoni: Ashtu e mendova, mendova thjesht si  mosrespektim në shumë gjëra.

Ana: Ku nuk të kam respektuar?

Fatjoni: Kështu e mendoj unë, nuk mund të flas më.



Fatjoni: Unë nuk të kam thënë pse dhe pretendon ta them këtu?

Ana: Pse po të më kesh afër tundohesh?

Fatjoni: Ti e di shumë mirë që unë nuk tundohem më me ty.



Ana: Më fal që kam bërë gabime të caktuara dhe kam bërë 100 gabime, si njeri dua të të them faleminderit për të gjitha emocionet që më ke falur.

Fatjoni: Është thjesht respekt.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *