Anëtari i PD shkon i dehur në mbledhje, incidenti me kandidaten për kryetare të demokratëve –

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e PD-së në Korçë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, teksa ka shpalosur programin e saj para anëtarëve të PD-së.

Por në 2 momente fjala e saj është ndërprerë nga një person i pranishëm në mbledhje, i cili komentonte fjalimin e Harxhit duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Burime për mediat thonë se anëtari i PD-së që ka ndërprerë Harxhin ka qenë i dehur dhe është nxjerrë nga mbledhja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *