Ankandi Vllaznia dhe megaskandali Ademi! –

Vllaznia ka dale ne ankand dhe zyrtarisht bashkia Shkoder perjashtoi nga gara 2 garues prej 3 qe kishte ne total. Por procesi i cili do te duhej te ishte ligjor dhe transparent, po rezulton te kete qene nje afer korruptive dhe megaskandal me drite hije te forta. Masken ja hoqi Voltana Ademit nje prej garuesve, Almiro Gurakuqi, i cili ne nje dalje per mediat denoncoi njera pas tjetres shkeljet, ndersa lajmeroi nisjen e betejes se forte ligjore. Çdo procedure nje shkelje nga kryetarja e bashkise dhe administrata e saj qe flasin per respektim ligji ne fasade, por veprojne me skema te rrezikshme qe deshmojne se nuk kane frike asgje e perkundrazi nuk e duan Vllaznine.

Por ajo qe eshte gropa me e madhe dhe genjeshtra e rende e Ademit eshte borxhi i Vllaznise. Kryetarja ne detyre deklaron me leter zyrtare se borxhi i klubit te futbollit Vllaznia eshte ne vleren 1.2 miliarde leke. Nderkohe kerkesa zyrtare e Gurakuqit ne tatime nxjerr se shuma reale e borxhit qe ka klubi shkodran eshte jo 1.2 miliard por plot 2.2 milion dollare, gati sa dyfishi i asaj qe deklaron bashkia.

Kujt i fsheh te dhenat Ademi dhe perse tenton te genjeje me ze dhe figure nje qytet te tere?! Ajo me skemat e saj po deshmon se ka paracaktuar fituesin dhe me te po tenton te ndaje pazaret per vazhdimesine. Madje nga keto veprime antiligjore Vllaznia jo vetem qe nuk mund te privatizohet por perkundrazi procesi zvarritet dhe Ademi do te mund te shperdoroje taksat e shkodraneve edhe ne vazhdimesi, deri ne diten e fundit te detyres se saj, duke treguar se interesi personal eshte mbi ate publik./ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *