Anxhela Peristeri ia del, Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion –

Anxhela Peristeri kualifikohet në finalen e Eurovision. Emri i këngëtares shqiptare ka dalë e para.

Bukuroshja shqiptare realizoi një performancë mjaft të bukur dhe konkurrimi me këngën “Karma” vazhdon në finalen e madhe.

Pas Shqipërisë, me radhë u kualifikuan Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra e përfaqësues nga shqiptari Gjon’s Tears, Greqi dhe në fund edhe Finlanda.

Në 18 maj u mbajt gjysmëfinalja e parë, pas së cilës u kualifikuan për në finale Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *