Anxhela Peristeri performon e dyta/ Shkëlqen në finalen e “Eurovizion 2021” dhe falënderon në shqip

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”.

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë.

Garën e hapi Qipro ndërsa 26 vende garojnë për çmimin e madh. Në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional.

TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria.

“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma-n”.

Ndërsa Zvicrën, që përfaqësohet nga këngëtari shqiptar, Gjon Tear’s me këngën “Tout l’Univers” e vendos në vendin e tretë. “Melodi shumë aventureske, kënduar nga një tenor i bukur, ‘felsetto’ e fortë”, shkruan producenti.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *