Arbana Osmani shkon tek ‘shtëpia’ e saj e vjetër dhe shpérthén në lòt (VIDEO)



rbana Osmani nisi rrugëtimin e saj në gazetari me punën në Top Albania Radio.

Ditën e sotme pas 22 vitesh ajo është rikthyer në radion që i mësoi gjithçka mbi gazetarinë dhe shumë e emocionuar ka ndarë pamjet me ndjékësit në Instagram.

Arbana Osmani ka treguar se në 3 korrik 1999 bëri audicionin e parë në Top Albania Radio ku u përzgjodh për t’u bërë pjesë e stafit. Aty ajo kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj dhe emocíonohet njësoj si ditën e parë kur shkel në të.

Ndonëse Top Albania Radio është bërë me zyra të reja, Arbana ka gjetur disa copéza të vjetra, si mikrofoni i parë dhe mikseri i famshëm, që i kanë sjellë në mendje shumë kujtime.

Ajo është emocíonuar shumë nga ky moment dhe në postimet në Instagram është shfaqur me sy të përlòtur.

Arbana ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *