Arbana Osmani tregon si i ndryshoi jeta pas lindjes së Diellit (FOTO)


Vetëm pak ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali.

Arbana solli në jetë bebushin që e pagézuan me emrin më të veçantë shqiptar që kemi dëgjuar, Dielli.

I vogli ka ardhur si një bekim në jetët e tyre duke ndryshuar gjithçka, ndërsa tashmë familja është e lumtur dhe e plotësuar.

Pas lindjes, Arbana është bërë mama me kohë të plotë dhe të gjithë e màrrim me mend sa pak minuta në ditë i téprojnë për veten.

Këtë e ka treguar edhe vetë moderatorja në story-t e fundit, pasi sot është gëzuar se ka lexuar vetëm një faqe të një libri të cilin është e bíndur se do ta lexojë pas dy vitesh.arbanao

Duket se Dielli dhe Joni tashmë zënë të gjithë kohën e mami Arbanës, e cila me siguri ndihet në qiellin e shtatë nga lumturia.

Më herët, moderatorja ndau momentin e takimit të parë të Jonit me Diellit, me një foto ku shihen dy duart e vëllezërve, duke na emocíonuar të gjithëve.

“Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”- shkroi Arbana.