Arben Ahmetaj surprizohet live, nëna i jep për herë të parë një mesazh publik

0
18






Në programin “Dola te Ola”, ministri Ahmetaj rrëfen momentet më të rëndësishme të jetës së tij që nga fëmijëria. Arben Ahmetaj është djalë i vetëm dhe ka 5 motra.

Teksa e dëgjon mendon se ai ka qenë i privilegjuar, por për Ahmetajn është vëllai ai që kujdeset më shumë për motrat.
Ndoshta tek ai ka ndikuar edhe fakti që babain e ka humbur në moshë të re dhe mbi të kanë rënë disa përgjegjësi më tepër. Humbjen e tij, Ahmetaj e kujton si një periudhë shumë të vështirë.

Një nga njerëzit më të shtrenjtë për Ahmetajn është sigurisht nëna e tij, e cila për herë të parë jep në publik një mesazh për djalin e saj. Për të Arbeni është pika e dobët dhe e emocionuar rrëfen dashurinë që ka për të birin.

Ministri duket se kishte shumë emocione kur dëgjonte nënën e tij, që i kërkoi të bëjë më të mirën në punën e tij dhe të kujdeset gjithë jetën për motrat.

Ahmetaj merr edhe një videomesazh të bukur nga një mik fëmijërie Arben Seferi, qe kujtoi me nostalgji kohën kur ata ishin fëmijë.

Ministri i Rindërtimit është babai i tri vajzave dhe pohoi se ato janë shumë të rëndësishme për të.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here