Kjo verë duket se është padyshim vera e bashkëpunimeve. Duket se kemi ende për të parë pasi artistët shqiptarë kanë rezervuar surpriza nga më të ndryshmet. E tillë duket të jetë edhe ajo e Ardian Bujupit dhe Finem. Sikurse kishin paralajmëruar dyshja ka publikuar mbrëmjen e djeshme bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Adrenalina” dhe na sollën dozat e duhura të adrenalinës për të cilat kishim nevojë të gjithë.

Një këngë tipike verore dhe shumë ritmike, duket se dy çunat ia dolën të qëllonin në shenjë. Ndryshe nga sa mund të mendohet nga titulli, kënga flet për materializmin, një temë shumë delikate e viteve të fundit. “Ti krejt i pate, akoma nuk mjafton. Ti femër nate, je tu lyp shumë atension. Don Adrenalina-lina-lina-lina…”- thuhet në refrenin e saj. Deri tani kënga ka marrë komente shumë pozitive dhe fansat janë të mendimit se mes dy këngëtarëve ka goxha kimi. Andaj, një duet i dytë është mëse i mirëpritur.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here