Këshilli Bashkiak i Tiranës zyrtarizoi propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i vendosur një rruge të qytetit emrin e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, i cili hu mbi je tën në një moshë tepër të re për të shpëtuar 25 kolegë nga zja rri, pak ditë më parë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës e nderoi 33-vjeçarin, duke emërtuar me emrin e tij një rrugë në Laprakë, Njësia 11.

“Rruga që do të mbajë emrin “Arjan Sala” ndodhet në njësinë 11, në zonën e Laprakës, aty ku banon familja e të ndjerit, e heroit të qytetit tonë, i cili sakri fikoi veten për të shpëtuar të tjerët, në z ja rrin te ‘Casa Italia’. Ka qenë një premtim që Kryeministri dhe unë i kemi bërë familjes, për të kujtuar këta heronj urbanë, që sakrif ikojnë jetën për të tjerë.

Arjani ishte nga ata djem që shpë toi jetë, duke paguar çmimin më të lartë që dikush mund të paguajë. Ndaj, më vjen mirë që një rrugë në njësinë 11 do të mbajë emrin e heroit tone, Arjan Sala”, tha Veliaj.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here