Armenia dhe Azerbajxhani, në luftë frontale, por frika më e madhe janë Rusia dhe Turqia

0
514

This post has already been read 397 times!

Armenia dhe Azerbajxhani janë tashmë në një konflikt të armatosur mes tyre për rajonin e Nagorno Karabakh-ut.

Armenët raportuan sot 26 ushtarë të vrarë në këtë rajon duke çuar numrin zyrtar të të vdekurve në mbi 100, ndërsa dëmet materiale në të dyja anët janë të shumta.

Ministritë e Mbrojtjes respektive publikojnë pamje të tankeve dhe sistemeve anti-ajrore që shkatërrohen prej dronëve apo artilerisë, ndërsa frika më e madhe qëndron diku tjetër, shkruan Abc News.

Rusia dhe Turqia janë aleatët respektivë te Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe një përfshirje e tyre në luftë do të kthente përmbys balancat jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Rusia dhe Turqia janë aleatë por edhe rivalë në Siri, por ekspertët mendojnë se konflikti në Nagorno Karabakh mund t’i çojë të dy fuqitë përballë njëra-tjetrës nisur edhe nga raportet e ngushta që Armenia ka me Rusinë dhe Turqia me Azerbajxhanin.

Armenia dhe Azerbajxhani luftojnë mbi rajoni e Nagarno Karabakh-ut, territor që shtrihet brenda shtetit azer, por i banuar nga shumicë teknike armene.

Prej fillimit të viteve ’90 rajoni, i njohur nga armenët si Republika Artsakh, vetëqeveriset, por nuk gëzon njohjen ndërkombëtare pasi OKB e konsideron si territor të Azerbajxhanit.

Azerët shprehen se po luftojnë për territorin e tyre, ndërsa armenët i mëshojnë vetëvendosjes, pra ndarjes nga Azerbajxhani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here