Armina Mevlani flet si rrallëherë për raportet me vjehrrin e saj, ish-kryeministrin Berisha

Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani prej vitesh jeton një histori të bukur dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Përtej fotove që poston ne partnerin e saj, Armina është shumë e rezervuar për raportet që ka me familjarët e tij. Mirëpo, së fundmi ka dalë disi jashtë “rregullave të saj” dhe ka folur për marrëdhënien e saj me Berishën, të vjehrrin. Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjeksit e saj ajo që pyetur për raportet që mban me të. Blogerja shprehet se tek ish-kryeministri gjëja që vlerson më shumë është kultura dhe dija e tij, duke shtuar se takohen shpesh.

“Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?”- pyet ndjekësi.

Teksa Armina shkruan: “I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”.

Pak ditë më parë, blogerja reagoi publikisht edhe për shpalljen non-grata të familjes Berisha, duke e cilësuar këtë vendim si politik, teksa nënvizoi se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër. (KLIKO)

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *