Arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, ja ku ishte dy orë më parë

Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka u fut sërish në telashe me policinë mbrëmjen e djeshme, kur u përfshi në një aksident në Farkë, dhe më pas rezultoi i dehur, çka solli dhe arrestimin e tij.

Kjo është hera e dytë që Aleksandër Gjoka arrestohet nga policia pasi drejton në gjendje të dehur makinën.

Por çfarë ka postuar pak orë para arrestimit në rrjetet sociale Aleksandër Gjoka.

Në profilin e tij në Facebook, Aleksandër Gjoka ka postuar pak para orës 9 të darkës një foto ku pozon duke bërë ‘gëzuar’ me një pije në dorë me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *