Arrestohet Marida Shehi, e reja që mashtronte dhe merrte para nga qytetarët duke… –

Nje 32 vjecare eshte arrestuar nga policia e Tiranes, pasi ishte e denuar per mashtrim me 3 vite burg.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, tha policia.



Kush eshte cifti qe u arratisën pasi i vodhën 3 personave lekët e biletave

Çifti nga Vora, që u shpallën në kërkim para 5 ditësh nga Policia e Tiranës, pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë, është denoncuar sërish nga dy qytetarë të tjerë.

Këtë herë në zyrat e Antikrimit Ekonomik janë paraqitur një 57-vjeçar dhe një i ri 27 vjeç, të cilëve u është refuzuar udhëtimi drejt Turqisë dhe Italisë, pasi biletat e tyre kanë rezultuar të pavlefshme.
Në rastin e parë, dy bashkëshortët, Marida Shehi 28 vjeçe e Saimir Shehi 31 vjeç, dyshohet se i kanë marrë 2500 euro shtetasit me iniciale A.C., për një udhëtim turistik drejt Antalias, në Turqi. Por, megjithëse kanë marrë paratë për rezervimin e biletës që përmbante paketa turistike, ata nuk kanë bërë pagesën pranë kompanisë së udhëtimit.



Për rrjedhojë, bileta ishte anuluar, por çifti Shehi nuk e kanë vënë në dijeni klientin e tyre, i cili e ka mësuar mashtrimin vetëm pasi ka shkuar në Aeroportin e Rinasit që të nisej për udhëtim drejt Italisë.



Në këtë moment i është komunikuar që bileta e tij e udhëtimit ishte e pavlefshme dhe nuk mund të fluturonte drejt Turqisë. Rasti tjetër është i 27-vjeçarit me iniciale F.K., i cili po ashtu nuk ka arritur të udhëtojë drejt Italisë, pasi bileta e tij rezultoi e pavlefshme në Aeroportin “Nënë Tereza”.



MASHTRIMET

Bashkëshortët Saimir e Marida Shehi vijojnë të jenë në kërkim nga Policia që prej datës 15 gusht, kur u denoncuan për mashtrim nga një familje. Ata dyshohet se i kanë shitur 5 bileta një familjeje, të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavlefshme.



Ngjarja është denoncuar nga një 48-vjeçar, i cili kishte bërë rezervimin e biletave rreth 3 javë më parë, por pasi është nisur për në udhëtim bashkë me të shoqen e tre fëmijët, është kthyer mbrapsht për shkak se asnjëra prej tyre nuk ishte e vlefshme.



I dëmtuari fillimisht është paraqitur vetë në zyrën e përshtatur si agjenci turistike në Vorë, në pronë- si të bashkëshortëve, por e ka gjetur të mbyllur. Ndërsa asnjë nga numrat e telefonit që kishte për të kontaktuar me ta, nuk dilte i disponueshëm.



Në këto rrethana, 48-vjeçari L.Gj. është paraqitur në Komisariatin e Vorës ku ka denoncuar mashtrimin që i ishte bërë nga çifti. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa as patrulla që është paraqitur në adresën e supozuar ku ndodhej agjencia turistike, nuk ka arritur të gjejë dy të dyshuarit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *