Arsimi i Për’puthen në një lidhje të re dashurie, zbulohet kush i ka rrëmbyer zemrën



Arsimi i “Për’puthen”, babai beqar nga Maqedonia e Veriut, ka nisur së fundmi një lidhje të re dashurie. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-konkurrenti në “Shqipëria Liva”, ku ka realizuar ditën e sotme një lidhje me Skype. Arsimi tha se vajza në fjalë nuk e njihte fare dhe nuk e dinte se ai ka qenë në “Për’puthen”. Më tej, tregoi se partnerja e tij është 21 vjeç me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia. Arsimi tha se e dashura e tij jeton në Gjenevë dhe se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Pas daljes nga programi ai nisi një romancë me Ana Lleshin. Mirëpo, lidhja e tyre përfundoi vetëm pak kohë pasi të dy vendosën që marrëdhënien ta bënin publike. Pas ndarjes ata të dy hodhën edhe disa thumba në rrjete sociale, duke treguar kështu se nuk janë ndarë fare mirë nga njëri-tjetri. Më pas Arsimi u përfol për një lidhje dashurie me Antonelën. Mirëpo më vonë Arsimi sqaroi se me Antonelën nuk ka ndodhur asgjë dhe se janë thjesht miq të mirë.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *