Një lajm i trishtë është komunikuar pak më parë nga Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka njoftuar ndarjen nga jeta të artistit shkodran Berhan Nehani në moshën 76-vjeçare.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.”, shkruan Voltana Ademi.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here