U nda nga jeta një nga artistët më të njohur shkodran, Berhan Nehani. Lajmin e bën të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila veçon kohën kur Nehani ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, që u rikthye sërish prej tij 5 vite më parë.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.  Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani”, shkruan Ademi.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here