“Asgjë nuk është si në përralla!” Armina Mevlani tregon sa e vështirë është lidhja me një partner që ka qenë i martuar

Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani është gjithmonë aktive në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, ku një ndër fansat ka qënë kurioz të dijë a është e vështirë marrëdhënia me një partner, i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë. Pa hezitim, Armina i është përgjigjur kësaj pyetjeje duke shkruar se në jetë asgjë nuk është si në përralla, por nënvizon se rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Më tej, ajo shton se i do shumë fëmijët e tij.

“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen më probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, është përgjigjur ajo.

Kujtojmë se Armina dhe Shkëlzeni kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe në 2018-të e kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë. Shpeshherë është përfolur për martesën e tyre, por deri tani nuk ka asnjë të re rreth dasmës së shumëpërfolur. Nga ana tjetër, Shkëlzeni nga martesa e parë me Sadijen ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *