Hëna e plotë e majit njihet dhe si ‘’Hëna e gjakut’’ sepse do të shkojë në një eklips hënor total dhe do të duket e kuqërremtë nga vende të caktuara.

Ky fenomen do të jetë i dukshëm nga pjesë të caktuara të botës duke përfshirë Australinë, disa nga SHBA perëndimore, Amerika Jugore perëndimore dhe Azia Juglindore. Fatkeqësisht, nuk do të jetë e dukshme nga Britania e Madhe, por tifozët e yjeve do të jenë në gjendje ta shikojnë sonte.

Por astrologu i njohur turk Dinçer Guner ka dhënë disa paralajmërime në lidhje me ‘Hënën e gjakut’.

Sipas këtij astrologu duhet të qëndroni larg sjelljeve të ekzagjeruar, nuk duhet të bëni premtime që nuk i përmbushni dot.

“Qëndroni larg sjelljeve fanatike dhe të ekzagjeruara, mos bëni premtime që nuk mund t’i përmbushni. Këshilla ime është që ju të mos debatoni me askënd në lidhje me fenë, besimin dhe sportet gjatë kësaj periudhe dhe të jeni sa më tolerant ndaj personit tjetër. Një rekomandim tjetër është të bëni llogarinë tuaj për çështje materiale dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme. Për shkak të eklipsit të hënës, tensioni izraelito-palestinez mund të rritet. Skandalet financiare janë gjithashtu të mundshme në botë’ shkruan në postim astrologu.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here