Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social Facebook për lajmin se BE do të hapë negociatat për vendin tonë, duke thënë se dardha e ka bishtin pas dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo kryeministri.

Postimi i plotë:

Nëse vërtetë çelen negociatat është lajm i mirë.  Ne kemi nevojë për një Bruksel që na monitoron rreptë, jo për Bruksel që na ngop me lugën bosh të ambasadorëve që dërgojnë këtu…

Formula e re e anëtarësimit që adaproi BE për vendet aspirante është perfekte. Çdo gjë matet me progres jo me llafe. Sikur e kanë shkruar për ne.

Ata që kanë merak se Edi Rama do ta shesë si arritje të veten këtë gjë i ftoj të arsyetojnë.

Edhe 30 vjet të rrijë në pushtet, Edi Rama nuk arrin dot atë që arriti Sali Berisha. Anëtarëson në Këshiilin e Europën e NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza në Europë.
Edi Rama e ka festuar nja 3 herë çeljen e negociatave. Se e festoi edhe një të katërt nuk ndryshon asgjë.
Gjithmonë dardha e ka bishtin pas. Dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo kryeministri.

Nda ne kemi nevojë të ulemi me Europën dhe jo të gëzohemi që po largohemi prej saj, qoftë edhe për inat të Edi Ramës…


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here