Atdheu bën deklaratën e papritur për Bora Zemanin: “Do bëja 10 vite burg për atë”





Bora Zemani ia doli të mbyllte një sezon shumë të suksesshëm në Për’puthen duke marrë komente shumë pozitive nga publiku, por jo vetëm. Kjo pasi duket se Bora ka fituar një vend të veçantë edhe në zemrat e ish-konkurrentëve, sidomos djemve. Janë të shumtë personazhet e programit të këtij sezoni që kanë shprehur pëlqimin dhe përzemërsinë për të, madje disa kanë thënë edhe se Bora është e vetmja nga vajzat që u ka pëlqyer në Për’puthen. E papritur ishte edhe deklarata e Atdheut e bërë së fundmi për moderatoren.

I ftuar në një emision ai është pyetur rreth debulesës së tij për Borën, duke thënë se është familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Më tej, shtoi se do bënte 10 vite burg për Borën.

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë[Borës], kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Për’puthen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë.”

Kujtojmë se ditën e djeshme Atdheu u përfshi në një debat me Blerimin, që përfundoi në kërcënime e ofendime. E gjitha nisi pasi Atdheu i dogji foton Blerimit në një emision, teksa ky i fundit e kërcënoi në rrjetet sociale duke i thënë se do i djegë shpirtin. Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Atdheut i cili nuk i kurseu ofendimet dhe e la debatin të hapur.(KLIKO)

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *