Pas u nda nga Sara, Atdheu zbuloi disa javë më parë se i ka dhënë fund miqësisë me Andin, pasi ky i fundit u shfaq krah Sarës. Në një status në rrjetet sociale, ai shkruante se iu ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ja kanë punuar pas krahëve. Më pas ai vijoi ironizimet në rrjetet sociale. (KLIKO)

Para disa javësh në një intervistë për “Express Rozë” Andi u pyet nëse ka shoqëri akoma me Atdheun. Ai u përgjigj vetëm me një “Jo” ndërsa i pyetur për arsyen ish-konkurrenti qeshi dhe u përgjigj: “A the vetëm pyetje të shkurtra” duke mos dhënë më shumë detaje.

Mbrëmjen e djeshme Atdheu ka folur rreth asaj që ka ndodhur mes tyre duke thënë se ai ka ribashkuar disa herë Andin dhe Jasminën në krizat e lidhjes së tyre por pasi u ndanë përfundimisht Andi i kishte kërkuar të mos publikonte foto me Jasminën dhe kështu Atdheu kishte ftohur raportet me ish-konkurrentet duke respektuar kërkesën e shokut. Ky i fundit sipas Atdheut nuk e bëri një gjë të tillë kur ky u nda me Sarën.  “Vetëm 1 ditë pasi ndarjen time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të ne arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke treguar se kjo është arsyeja pse i dhanë fund miqësisë. Ai theksoi se kjo nuk është e vetmja arsye pasi kanë ndodhur edhe disa gjëra më parë, por kjo ishte “kulmi”.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here