Dhurata që Ledjana mori ditën e Shën Valentinit me pusullën “Më mungon”, ka ngritur dyshime të mëdha në emisionin e njohur të përputhjes së çifteve, se ajo nuk po thotë të vërtetën. Edhe pse ajo tha se ia ka dërguar dikush anonim, asnjë nga konkurrentët nuk e besoi duke thënë se ajo e di shumë mirë se kush ia ka sjellë. Një prej tyre ishte Atdheu, i cili tepër i irrituar i bëri thirrje të mos gënjente dhe të zbulonte të vërtetën, pasi tha se kishte fakte.
Më konkretisht, Atdheu tha se:
Pse e fsheh, pse gënjen, pranoje që t’i ka dërguar ish i dashuri dhuratat, ja sjell ish-i dashuri nga Belgjika, kam fakte.
Ndërkohë, Ledjana e vënë në siklet mohoi të gjitha akuzat.