Atë që të bën fëmija, sta bën as perëndia. Jetonte dikur një familje shumë e varfër. Familja përbëhej nga babai, mamaja dhe vajza…

Jetonte dikur një familje shumë e varfër. Familja përbëhej nga babai, mamaja dhe vajza. Babai ishte i vetmi që punonte dhe sillte të ardhura sa për të përmbushur nevojat minimale të familjes. Edhe pse nuk kishte para, ai gjithmonë ëndërronte ta bënte vajzën e tij doktoreshën më të mirë në botë. Ai e dontë vajzën e tij shumë. Vajza ishtë një fëmijë i mbarë. Ishte dita e rezultateve të shkollës së mesme. Siç babai kishte dëshirë, vajza doli shkëlqyer në mësime.

 

Babai u lumturua shumë dhe i tha të bijës, “Sot jam i lumtur dhe shumë krenar për ty. Më kërko çfarë të duash dhe unë do mundohem të ta blej.”

Vajza iu përgjigj, “Babi, dua atë fustanin që të tregova atë ditë… por ai kushton 50$. Nuk ta kërkova atë ditë, të lutem a mund të ma blesh tani?!!”

 

Ai ishte i lumtur për vajzën e tij, edhe pse e dinte që nuk kishte para mjaftueshëm për të blerë atë fustan, ai pranoi tia blejë dhuratën sepse nuk donte ta shikonte vajzën e tij të mërzitur.

Të nesërmen babi e bleu atë fustan dhe ia dhuroi së bijës, Mamaja e dinte që i shoqi nuk kishte aq para dhe e pyeti, “Ku i more paratë që bleve atë fustan?”

Babai iu përgjigj, “Kisha kursyer disa para dhe pjesën tjetër shkova shita gjak në spital sepse nuk dua ta zhgënjej time bijë…”

 

Koha kaloi dhe vajza shkoi në universitet të mjekësisë. I ati punonte me orë të tëra që ti paguante taksat e universitetit vajzës së tij. Ishte fundi viti i fundit i shkollës dhe tashmë duhej paguar një taksë finale për diplomim. Fatura ishte 30 mijë $. Babai nuk i kishte ato para, por në një farë mënyre i gjeti dhe ia dërgoi lekët.

 

Mamaja e dinte që ai nuk i kishte ato para dhe e pyeti, “Nga i more ato para? Mos ke bërë ndonjë punë të pistë që i fitove gjithë ato?”

Babai iu përgjigj, “Jo, mora vesh se në spital ishte një pacient me veshka të dëmtuara, dhe unë i shita njërën veshkë atij, por të lutem mos i trego gjë vajzës se ajo do të ndihet fajtore nëse e mer vesh.”

 

Ishte dita e diplomimit të vajzës dhe babi me mamin po prisnin që vajza ti vinte në shtëpi për herë të parë si Doktoreshë.

 

Por ajo erdhi e vdekur… Kishte vrarë veten sepse i dashuri i saj e kishte tradhëtuar…

Tani… Nëse mendohemi a mund të përgjigjemi se CILI PREJ TYRE HUMBI JETËN REALISHT?

 

Mësimi:

Ne duhet ta vlerësojmë jetën tonë për ata që na duan, jo ta mbyllim për ata që nuk na duan.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *