“Audi” luksoz në emër të babait biznesmen, Igli Madani me 3 gjoba për parakalim të gabuar dhe… –



Shoferi i “Audit” qe shkaktoi perplasjen tra.gjike te premten prane Vlores, Igli Madani, kishte tre gjoba në historikun e makinës, të marra për shkelje të rënda të kodit rrugor, konkretisht për parakalime të gabuara dhe për semafor të kuq.

“Abcnews” shkruan se makina luksoze ishte në emër të babait të Iglit, biznesmenit Bashkim Madani.

Mësohet se automjeti që drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, ishte me shpejtësi tej normove të lejuara, 150 km/h në momentin që u përplas me makinën tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi.

Nga aksidenti po ashtu mbeti i dëmtuar lehtë shoferi Igli Madani, bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *