Igli Madani raportohet se ka qenë shoferi i mjetit Audi që shkaktoi perplasjen e sotme në autostradën e Vlorës. Në rrjetet sociale janë dhe foto e mjetit që mëngjesin e sotëm lëvizte me shpejtësi skëterrë drejt qytetit bregdetar.

Siç shihet nga pamjet, mjeti me targa AA 107 XX është një Audi i viteve të fundit dhe një prodhim tepër luksoz.

Makina tip ‘Audi A8’ me targa AA 107 XX kushtonte rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut.

Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij, Bashkim Madani, biznesmen i njohur në fushën e tregtimit të makinerive të rënda të ndërtimit.. Ai po udhëtonte me shpejtësi mbi 150 km në orë dhe së bashku me të udhëtonin Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, dhe të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti i drejtuar nga i riu Igli Madani, mori përpara një mjet tjetër tip Toyota ku udhëtonte një familje nga patosi, e cila ditët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe sot do të shkonte për pushime në Vlorë. Ndërruan jetë 4 anëtarët e familjes Gushi, Eduart Gushi dhe Silvana Gushi, dhe dy vajzat e mitura të çiftit, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi. Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal.

Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, saqë kur ka rënë në kanal, ka hapur një gropë të madhe në tokë, kane treguar deshmitaret. Tre të rinjtë që udhëtonin me të, ndodhen në spitalin e Vlorës dhe ja kane hedhur paq pa demtime serioze.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here