Audi përplas makinën para në Vlorë, shuhet një familje



Tē paktën tre persona të së njëjtës familje kanë ndërruar jetë si pasojë e një përplasje mes dy makinave, mëngjesin në aksin Fier-Vlorë. Mes atyre që humbën jetën është edhe një fëmijë i vogël.

Tre personat e së njëjtës familjeje kanë qenë në makinën tip “Toyta”, e cila është përplasur fuqishëm nga pas nga një mjet tip “Audi”. Të pl agosur kanë mbetur edhe dy persona që udhëtonin me makinën “Audi”, të cilët po transportohen në spital.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *