Dy javë më parë u lajmërua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike. Ajo që ngjalli më shumë kuriozitet te publiku është se kush do e moderojë këtë format.Si fillim, burime për “Kryefjala.com” bën të ditur se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën.

Ndërkohë, “Gazeta Panorama” njoftoi se ky format i është besuar në fakt Luana Vjollcës pas suksesit të saj emisionin e “Shiko Kush LUAN”.Teksa të gjithë janë konfuzë se cila prej dy moderatoreve do e prezantojë “Big Brother VIP”, kurioziteti lidhet edhe me autorësinë e këtij formati.

Disa kanë aluduar se autore e reality show mund të jetë Olsa Muhameti, pasi theu rekorde audience me “Për’puthen”. Një ndjekës e ka pyetur atë gjatë një bashkëbisedimi në InstaStory se sa mundësi ka që ajo të jetë autore e “BB VIP”.

Olsa ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë dhe është përgjigjur prerë: “Asnjë!”.

Pra, të gjithë ata që kishin dyshime tani e morën një përgjigje fikse të Olsa Muhametit! Mbetet për t’i parë nën autorësinë e kujt do të jetë “Big Brother VIP”! /News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here