Jane mbi 12 persona, miq të Edison Begajt, qe janë shoqëruar në Polici si persona që mund të kenë dijeni mbi atentatin në të cilin 38-vjeçari mbeti i plagosur mbrëmjen e të shtunës.

Gazetari Enrik Mehmeti thotë se kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentet e atentatit, po përdoren për të identifikuar autorin, i cili ka një ecje tipike ndryshe, është një ecje mbase e sajuar.

“Autori i është afruar me një lëvizje tejet të qetë e të ftohtë. Ndoshta kemi të bëjmë me një profesionist, pasi forma, mënyra dhe çdo veprimi i autorit të ngjarjes është shumë e fortë, e një profesionisti. Nuk është nga ata të rinjtë, që afrohen të trembur. Kemi të bëjmë me një person që çdo lloj lëvizje e bën në mënyrën më të ftohtë. Ndoshta është një person “i rrahur” me ngjarje kriminale. Nuk dihet nëse ngjarja është një paralajmërim apo eliminim. Ndoshta ky është një ekzekutim i shkuar keq për autorët, por mund të jetë dhe një mesazh i koduar”, tha gazetari për Balkanweb.

Edison Begaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është subjekt i OFL. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here