Një baba “zemër flori” u go dit për vde kje me thikë gjatë një she rri absurd të nisur për zhurmës e motoçikletës. Dean Allsop, 41 vjeç, po futej në shtëpi me motorrin e tij të mërkurën në mbrëmje kur një fqinjë i tij filloi të debatonte me të dhe më pas e sulmoi me thikë.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së vik timës dhe të dyshuarit, në Thorpe St Andrew, afër Norwich, Britani e Madhe, raporton noa.al duke cituar mediat lokale.

Fqinji Aaron Barkshire, 29 vjeç, tha se një përleshje shpërtheu midis burrave dhe tregoi se ai vetë u mbyll në garazhin e tij nga frika për jetën. Kur u kthye jashtë, pa z. Allsop “të mbuluar me gjak”.

Aaron pohoi se fqinji i ndjerë ishte njeri me zemër të artë që ndihmonte për çdo gjë mes fqinjësh.

Policia e Norfolk ka nisur një hetim për vrasjen. Zyrtarët policorë pohuan se veç të ndjerit në këtë ngjarje u regjistruan dhe 3 të plagosur një burrë 47-vjeçar dhe dy gra përkatësisht 40 dhe 50 vjeçe. Njëra prej tyre ishte partnerja e viktimës. Ata u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.

I dyshuari i kësaj masakre u arrestua nga policia. Po ashtu u arrestua dhe një djalë 17-vjeçar që shihet të ketë qenë pjesë e sulmit me thika.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here