Babai i 15 vjeçares në Lezhë fajëson psikologen e shkollës: Nuk mbajnë përgjegjësi…

Babai i 15-vjeçares në Tarazh të Mirditës, ka folur sot për mediat.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24” ai i ka kërkuar shtetit që të marrë masa për 3 personat e proceduar në gjendje të lirë, pasi u zbuluan se kishin pasur biseda me vajzen. Babai thotë se këtyre të fundit nuk u ka premtuar koha për të kryer aktin jo se kanë hequr dorë për burrëri.

Sa i takon shkollës ku është nxënëse vajza, babai shprehet: “Duan të fshihen. Nuk mbajnë përgjegjësi fare. Ka pasur psikologe por a ka kryer punë nuk di gjë. Vajza nuk i është drejtuar kurrë psikologes”.

I pyetur nëse është kërkuar ndërmjetësim nga babai i njërit prej personave te akuzuar Artan Kaçorrit, i ati i vajzës tha se: “Nuk ka kërkuar ndërmjetësim. Nuk ka mundësi të vijë. I kërkoj ndihmë shtetit të marrë masa, të mi largojë këta 3 djemtë, të mos i shikoj më në fshat. Të mos bej ndonjë gjë të pabërë”.

“Su ka premtuar koha. Nuk e kanë lënë për burrëni. Të marrë masa shteti, të mos bëjë ndonjë gjë tjetër”, tha ai.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *