Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliaj, i cili humbi jetën mesditën e sotme është vënë në pranga.

Mësohet se Dhurata Saliaj, ka qenë e ulur në tavolinë bashkë me të atin, ngjitur me Kudret Saliajn, vetëm pak momente para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Dhurata Saliaj ka qenë ar restuar më herët për d hunë në familje. Sot kur ndodhi ngjarja e rende, ajo duhet të ishte në shtëpinë e saj, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpi”, por e ka thyer këtë masë, për të ardhur në Gjykatë.

Përballja e saj me Kudret Saliajn, solli edhe kete pasoje te rëndë. Pasi përcolli të bijën, Mexhat Picari u kthyer sërish në lokalin ku ishte dhëndri i tij dhe i mori jeten.

Përpara grupit hetimor, Picari ka rrëfyer se Saliaj i kërc ënonte vazhdimisht si familje.

Ai është shprehur se edhe sot, ish dhendri i kishte ofenduar të bijën dhe se për këtë arsye ndermori veprimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. Çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj, mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here