“Babi shyqyr që erdhe dhe më gjete…”. I zhdukur dhe trafikuar prej 2 ditësh, babai i 12-vjeçarit tregon fjalët e të birit kur u takuan…





Babai i 12-vjeçarit nga Bathorja që u trafikua për dy ditë nga anëtarë të kominitetit rom, dhe u gjet pas dy ditësh në Sarandë, ka qenë sot në studion e emisionit ‘Me zemër të Hapur’, ku ka rrëfyer takimin emocionues që pati me të birin në komisiariatin e Sarandës.

“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.

Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I  falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai në studionin e emisionit “Me zemër të hapur”.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *