Balla zbulon videon: Duart e familjes Berisha mbi ‘Kompleksin Partizani’

0
11

Kanë kaluar plot 9 vite që 2012 kur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla denoncoi privatizimin e “Kompleksit Partizani”.

Balla në vitin 2012, denonconte se kjo pronë prej 33 mijë m2 në qendër të Tiranës ka qenë në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ndërtesa është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për 100 milionë lekë. Vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës. Ne i kërkuam Ministrisë së Mbrojtjes që të sqaronte se kush janë ish-pronarët dhe kujt ia ka shitur kompleksin, por nuk patën kurajon të përgjigjen”, deklaronte në tetor 2012 Balla.

Ai nënvizonte se tashmë kompleksin sportiv “Partizani” e ka privatizuar dhe e ka marrë tashmë si pronë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.

Sot deputeti socialist ka publikuar videon dhe shprehet se “duart e familjes Berisha mbi ‘Kompleksin Partizani’ – Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Më pas Lulzim Basha si kryetar bashkie do t’i pajiste me leje ndërtimi”.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here