Basha bëri fushatën më të mirë, i shtrijmë dorën e bashkëpunimit, por nëse Luli do të japë dorëheqjen, ne…


Pjesë nga fjala e Ramës: Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjes së tyre, ishin më skuadër së të gjitha herët e tjera, gjërat që e dëmtuan dhe e dëmtojnë PD, demokratët ishin kundërshtarë jo aq të lehtë këtë herë dhe meritojnë respektin tonë për përpjekjen për arritjen të paarritshmen për ta, u them se më shumë se kaq nuk bëni dot, madje bënë shumë edhe kaq.

Prano humbjen me dinjitet dhe më bindjen se nuk bërë dot çfarë deshe por gjithë çfarë munde, mos pranimi i dinjitetshmë i kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjeshtë zvogëlon rezultatin që PS arriti të dielën.

Miq demokrat në jemi më të mirët, ju më të mirët pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen dhe nuk luftohen.

Nesh do të jetë apo jo Basha në katër vitet e ardhme në krye të PD, është puna juaj, por ne e kemi të qartë se opozita jonë është vetëm PD, detyrim që ti shtrimë dorën për një bashkëpunim të sinqertë. Dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *