Pjese nga fjala e Lulzim Bashes para mediave:

Shantazhuan mediat, gazetarët. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon hapur me njerëz si Tom Doshi që kanë gjithë botën kundër. Pavarësisht ksaj ne sollëm arritje të madhe. Ne jemi më të vendosur se kurrë që kushdo që mendon se do dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Do ta vazhojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është mnë i madh se gjithë ne.

Ju premtoj sot se ne nuk do t’iu zhgënjejmë sot dhe do të luftojmë për ju për 100-ra e mijëra qytetarë që votuan për ne dhe ata që nuk iu numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fortë. Ky është detyrimi që kam para jush. Nata që ka rënë sonte njësoj si hijet që aviten në zemrat e shqiptarëve dhe dielli do të ngrihet sërish në vendin tonë. Forca e ndryshimit që sollëm anë e mbanë vendit dhe fortë do të luftojmë çdo ditë e natë për të sjellë bashkë një të ardhme më të mirë për të ardhmen tonë dhe fëmijët tanë, beteja do të fitojmë. Shqipëria do të fitojë. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Iu kërkua të jepte dorëheqjen, pas 2 orësh pritje, Lulzim Basha bën deklaratën e bujshme

Pas dy orësh nga njoftimi, Lulzim Basha ka dalë para mediave. Ndërsa nga disa aleatë u kërkua që ai të jepte dorëheqjen, Basha ka thënë se këto zgjedhje u fituan jo në mënyrë të drejtë.

Ai nuk ka dhënë dorëheqje, ndërsa shtoi se do luftojnë deri në fitore. Keshtu Lulzim Basha pranon rezultatin e zgjedhjeve te 25 Prillit.

“Të dashur shqiptare dhe shqiptarë. Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie në qytete dhe fshatra , në male dhe fusha. Një tjetër hije është në zemrat e shqiptarëve. A është ky muzgu i shpresës për ëndrrën për ndryshim. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë, u desdhën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist por ne ia dolëm.

Ja dolëm sepse jemi njerëz të fortë. Lufta jonë për demokracinë ka vazhduar ccdo ditë. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do ia kthenim popullit demokracinë. Kjo nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në një betejë me ata që bënë diccka për të prishur garën. Dhjetëra mijëra vota të pafleshme.

Miliona euro të hedhura duke shkaktuar  shtrembëeimin e votës. Përdorën kriminelët dhe bandat. Shantazhuan mediat, gazetarët. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon hapur me njerëzs si Tom Doshi që kanë gjithë botën kundër. Pavarësisht ksaj ne sollëm arritje të madhe. Ne jemi më të vendosur se kurrë që kushdo që mendon se do dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Do ta vazhojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është mnë i madh se gjithë ne”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here