Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit ka rëndësi për qytetarët sepse bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.

Pas takimeve që pati në Gjirokastër, kryedemokrati u shpreh në rrjetet sociale se ndryshimi mund të vijë vetëm nga opozita.

“Mirënjohje për pritjen e mrekullueshme qytetarëve të Gjirokastrës. Kudo që shkova, këdo që takova, preka entuziazmin e qytetarëve që kërkojnë ndryshimin. Është e qartë për këdo se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për qytetarët. Këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës.

Dhe këtë nuk mund ta bëjë dikush që ka mbajtur peng Shqipërinë për 8 vite dhe që pengoi integrimin e vendit në BE. Të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE-së nuk do të ketë ndryshim. Afrimi i Shqipërisë në BE do të sjellë investime të huaja, do të rikthejë të rinjtë, do të ndryshojë ekonominë tonë! Ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët po e presin me padurim. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!”

.







Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here