Ledri Vula ishte i ftuari special për puntatën e fundit të emisionit “Soiree” me Jonida Shehun i cili ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë.

E quajtur si nata e Ledri Vulës, me rrëfime dhe performancën si asnjëherë më parë, nën shoqërinë e Genc Salihut dhe Ermal Fejzullahut.

Ledri na tregon për bashkëpunimet, projektet e së ardhmes por më shumë ndalet duke kujtuar kohet e vjetra me Gencin, hapat e parë të tij në botën e muzikës.

Në një pyetje nga publiku drejtuar Ledri Vules, ky i fundit pyetet për bashkëpunimin me Dafinën, nëse do kemi një tjetër bashkëpunim në të ardhmen apo dika të tillë nuk ia lejon Sara pasi mund të bëhet xhéloze.

Ledri, sqaron njëherë e mirë të gjithë portalet pasi një pyetje e tillë i bëhet shpesh kur është i ftuar nëpër programe televizive, dhe sipas tij Sara nuk është xhéloze aspak për Ledrin.

Bashkëpunimi me Dafinën ishte i sukseshëm dhe do jetë përsëri nqs do kemi një të tillë pasi Ledrit i pëlqen t’i përzgjedhë personazhet me të cilët bashkëpunon dhe Dafina është mjaft e talentuar, po të ishte xhéloze Sara nuk do bëntë këngë me të siç bëri rreth 1 vit me parë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here